Lajmi se një vaksinë do të jetë gati shumë shpejt, bëri që të shkruhej e komentohej shumë në rrjetet sociale. Studimet e fundit kanë rishikuar hipotezat e mikroçipeve që u injektohen njerëzve, për të rigjeneruar kodin tonë gjenetik. Analiza përfundimtare: Vaksina Pfizer kundër koronavirusit, 95% efektive!
Bill Gates dhe pretendimet për mikroçip!

Bill Gates u përfol gjatë në Twitter pas lajmit se një vaksinë e re po duket në horizont. Themeluesi miliarder i Microsoft-it ka qenë subjekt i shumë thashethemeve gjatë pandemisë. Ai është vënë në shënjestër për shkak të punës së tij filantropike në shëndetin publik dhe zhvillimin e vaksinave. Nga pretendimet më të përfolura këtë javë por edhe gjithë vitin, është se pandemia e koronavirusit është një mbulesë për një plan për të implantuar mikroçipa të vegjël gjurmues te njerëzit dhe se Bill Gates qëndron pas gjithçkaje. Sipas fondacionit “Bill” nuk ka asnjë provë për këtë pretendim i cili është plotësisht i rremë. Pavarësisht mungesës së provave, në maj një sondazh i “YouGov” me 1,640 persona sugjeroi se 28% e amerikanëve besonin se Gates donte të përdorte vaksinat për të vendosur mikroçipa te njerëzit.

Një korrespondent i Shtëpisë së Bardhë për faqen”Newsmax” u tha 264,000 ndjekësve të tij në “Twitter” të kishin kujdes me vaksinën Pfizer / BioNTech. Ai shtoi se kjo kishte lidhje të drejtpërdrejtë me ADN-në. Fr ika se një vaksinë do të ndryshojë disi ADN-në e njeriut është një tjetër hipotezë që qarkullon në rrjetet sociale. Nga ana tjetër, shkencëtarët kanë deklaruar se vaksina nuk ka ndikim në ADN-në e njeriut. Sipas tyre, ata që përhapin këto lajme nuk kanë informacion për gjenetikën. Vaksina përmban një fragment të materialit gjenetik të virusit, ose ARN-në. Zëdhënësit e “Pfizzer” kanë deklaruar se vaksina nuk ka ndikim në ADN, ajo vetëm i paraqet trupit udhëzimet për të ndërtuar imunitetin.

Pretendimet për efektet anësore. Një pretendim tjetër që ka qarkulluar është ai i efekteve anësore. Sipas hipotezave, 75% e vullnetarëve të testeve të vaksinave kishin përjetuar efekte anësore. Por “Pfizer” dhe “BioNTech” nuk kanë raportuar ndonjë shqetësim serioz të sigurisë në gjykimin e tyre. Shumë vaksina kanë efekte anësore. “Si të gjitha vaksinat, kjo mund të shkaktojë efekte anësore afatshkurtra, duke përfshirë dhimbje në pjesën e e injeksionit, ethe, dhimbje muskulare, dhimbje koke dhe lodhje,” tha Dr Penny Ward, një profesor në “King’s College London” .

Profesor Ward theksoi se këto lloje të efekteve anësore shfaqen edhe nga vaksina normale e gripit. Efektet anësore janë zakonisht të lehta, dhe mund të qetësohen edhe me një paracetamol të thjeshtë. Të dhënat e plota në lidhje me efektet anësore nuk janë botuar ende për fazën më të fundit të testit, por “Pfizer” ka konfirmuar se ato nuk janë vënë re efekte anësore serioze.