Transferimi i Dominik Szoboszlai nga Salzburgu te Leipzig, me lojtarin që do të mbetej në orbitën Red Bull, nuk është aspak i sigurt dhe Milan-i mund të vazhdojë të ëndërrojë që ta marrë në merkatot e ardhshme. Kjo është saktësuar nga Matys Esterhazy, menaxheri i talentit hungarez:
“E ardhmja e Dominik është akoma e hapur. Nuk i kemi dhënë fjalën askujt”, ka thënë ai për La Gazzetta dello Sport. Fenomeni 20-vjeçar ndiqet nga gjysma e Europës, duke përfshirë edhe Inter-in, të paktën duke u bazuar tek ajo që ka thënë trajneri i Hungarisë.