Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas u shpreh i bindur se një zgjidhje do të gjendej shpejt për zhbllokimin e buxhetit të Bashkimit Europian dhe planit të rimëkëmbjes, pavarësisht vetos hungareze dhe polake. “Në orët dhe ditët e ardhshme, ne do të ulemi me të gjitha palët e përfshira për të gjetur një zgjidhje”, shtoi në një konferencë shtypi, Heiko Maas, vendi i të cilit mban deri në fund të vitit presidencën e radhës së Bashkimit Europian.
Gjermania, në rolin aktual të presidentes së BE-së, është pjesërisht përgjegjëse për gjetjen en jë zgjitdhjeje pasi Polonia dhe Hungaria vendosën veton e tyre, pasi ne jemi në rolin e lehtësuesit të këtij procesi “, shtoi kreu i diplomacisë gjermane. “Jam i bindur se do të gjendet një zgjidhje”, nënvizoi ai sepse ka aq shumë para në lojë dhe shumë vende të BE-së kanë dëshpërimisht nevojë dhe presin për atë që na nevojitet jo vetëm një zgjidhje, por kryesisht një zgjidhje të shpejtë.
Budapesti dhe Varshava bllokuan dje buxhetin e BE-së dhe planin masiv të rimëkëmbjes, miratuar nga 27 vendet e BE-së në korrik duke hapur një krizë brenda BE-së mes valës së dytë të pandemisë së COVID-19.