Ministria e Shëndetësisë ka treguar 6 sendet e domosdoshme për të parandaluar COVID-19 dhe përhapjen e tij. Mes tyre janë maska, dezinfektanti, larësi i duarve, shishja personale, kartëpicetat dhe vitamina C. Po ashtu Ministria e Shëndetësisë kujton se dhe distancimi social apo larja e duarve janë rregulla të rëndësishme që në këto momente duhet të zbatohen me përpikmëri.

STATUSI NGA EDI RAMA ?Të parandalojmë përhapjen e COVID-19 ? ✅Duhet të shmangim grumbullimet, të ruajmë distancimin fizik për të  parandaluar përhapje e COVID-19. ✅Maska mbrojtëse tashmë është një mjet i gjithëpranuar për dobinë e saj. ✅Larja e shpeshtë e duarve dhe dezinfektimi tyre ndalojnë infektimin nga SARS-COV2. ?Është koha të zbatojmë me përpikmëri këto rregulla, për mbrojtjen e shëndetit. #MSHMS #RespektoniRregullat