Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku duket se është shëruar nga koronavirusi dhe tashmë rikthyer në punë.
Ditën e sotme ajo ka marrë pjesë në mbledhjen që është zhvilluar paraditen e sotme në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.
Ndonëse mbledhja mbahet online, Balluku është shfaqur në zyrat e ministrisë që ajo drejton bashkë me një tjetër kolege.
“Të urojmë shumë shëndet të kësh fuqi për përfundimin e këtyre punëve,”-i tha kryetarja e Komisionit, Milva Ikonomi. Ndërsa ministrja iu përgjigj shkurt me: Shumë faleminderit!