Ministrja e Financave, Anila Denaj ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitive në testin e koronavirusit. Në një postim në Facebook, ministrja e qeverisë thekson se është karantinuar në banesë ndërsa ka bërë apel për të zbatuar rregullat për mbrojtjen nga Covid-19. ”
Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes”, thekson ministrja e Financave. Anila Denaj është ministrja e tretë e kabinetit Rama, e cila është prekur nga COVID-19. Disa ditë më parë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku është prekur nga COVID. Po ashtu edhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi.
Statusi i plotë
Të dashur miq,
Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes. Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale.
Ju uroj shëndet të plotë!