Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu humb të atin. Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë ministrja me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Ajo ka ndarë një foto ku shtrëngon dorën e të atit. “U prehsh në paqe ba”, shkruan ajo krah fotos.

Babai i ministres vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë e cila ka rezultuar fatale për të./abcnews.al