Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në facebook i ka uruar ditëlindjen kryeinfermieren e spitalit infektiv, Merita Sefa “Siç bën çdo ditë prej thuajse 9 muajsh, edhe sot në ditën e saj të lindjes, Merita Sefa, forca dhe e infermierëve të infektivit, është në vijën e parë të përballjes me armikun e padukshëm Covid19”, shkruan Manastirliu.
Urimi i ministres Manastirliu: Siç bën çdo ditë prej thuajse 9 muajsh, edhe sot në ditën e saj të lindjes, Merita Sefa, forca dhe e infermierëve të infektivit, është në vijën e parë të përballjes me armikun e padukshëm #covid19. Rita, siç e thërrasin të gjithë, i shërben pacientëve të prekur nga #covid19 me energji të pashtershme e profesionalizëm të lartë. Jam krenare për shpirtin e sakrificës dhe forcën e kryeinfermieres së spitalit infektiv, simbol i njerëzve të punës, ashtu si të gjithë mjekët, infermierët, stafet e urgjencës, farmacistët, sanitaret e palodhura në të gjitha strukturat tona, që meritojnë veçse mirënjohje, teksa janë në shërbim ditë-natë, në misionin fisnik për të shpëtuar jetë Edhe 100 Merita #Respekt! #MeMjekëtDheInfermierët #Kurdoherë