Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, njëherë edhe drejtuesja politike për Qarkun e Tiranës Elisa Spiropali, ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat e Kamzës. Mes qindra grave dhe vajzave, ministrja u shpreh se Kamza po ndryshon çdo ditë e më tepër dhe se po i jepet prioritet rindërtimit dhe transformimit të saj. Ndër të tjera Spiropali theksoi se nuk ka më kthim pas te politika që i ka lënë pas dore prej vitesh dhe se çdo votë për PS është votë për fëmijët e tyre.
“Është një kënaqësi shumë e madhe që jemi këtu me gratë dhe vajzat e Partisë Socialiste që kanë përfaqësimin më të madh dhe më progresiv dhe ky është fakt. Vëmendja e Kryeministrit dhe qeverisë shqiptare është fokusuar në Kamëz, deri sa ne most ë lëmë kanalizim, ujësjellës, fasadë, rrugë, çerdhe, shkolla, rrugë e shesh pa bërë. Pushteti për ne, nuk është qëllim në vetvete, por mjet për të arritur qëllime më të larta, për të bërë punë, për të transformuar jetën e njerëzve dhe fëmijëvë tanë. Të votosh për Partinë Socialiste, nuk është votë për Edi Ramën, por është votë për fëmijët tuaj, votë për fëmijët e Kamzës. Vetëm kjo forcë politike dhe vetëm ky Kryeministër mund ta bëjë Shqipërinë një vend Europian, ndryshe do kthehemi pas tek ata që Shqipërinë e lanë në pikë të hallit”- u shpreh Spiropali.