Tiranë, 16 Nëntor – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në facebook shkruan se do të mbështetet financiarisht rimbursimi 100% i paketës bazë për trajtimin ambulator në banesë, sipas protokolleve të miratuara nga komiteti teknik i ekspertëve. Manastirliu në postimin e saj shkruan se qeveria shqiptare do ka vënë në dispozicion 1.2 miliard lekë për 2 skema të mjekimit falas në familje.
Postimi i Ministres Manastirliu: #COVID19 Rimbursim 100% i paketës bazë për trajtimin ambulator në banesë, sipas protokolleve të miratuara nga komiteti teknik i ekspertëve