Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është e bindur se opozita e bashkuar do të fitojë në 25 prill, madje tha se Rama do të dalë i treti ose i katërti në zgjedhje, pasi dy vendet e para janë të zëna. E pyetur nëse do të ketë rrjedhje mandatesh deputetë nëse PS del forcë e parë politike, Kryemadhi u përgjigje: “Kushtetuta thotë: partia me koalicionin fitues ose partia fituese. Rama nuk ka shans të jetë i pari, po doli i treti ose i katërti, sepse i pari apo i dyti janë të zënë. Mos u çudisni kur të thotë pas një javë që nuk hyj në zgjedhje.
Rama kishte fr ikë të hynte në zgjedhje, e mbani mend kur bëri referendum me Ben Blushin. Kështu që nuk ja heqim dot fr ikën në përballje me popullin”. Kryemadhi i referohet nenit 96 te Kushtetutes, duke “zbuluar si padashje skenarin e Metes qe pas zgjedhjeve te 25 prillit te mos mandatoje partine e pare per te filluar negociatat dhe formuar kabinetin e ri qeveritar, nese nuk ka te certifikuar 71 mandate deputeti.
“Neni 96 i Kushtetutes thote:
1.Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend.
2.Në qoftë se Kryeministri i emëruar nuk miratohet nga Kuvendi, Presidenti emëron një Kryeministër të ri brenda 10 ditëve.
3.Në qoftë se edhe Kryeministri i emëruar rishtas nuk miratohet nga Kuvendi, brenda 10 ditëve Kuvendi zgjedh një Kryeministër tjetër. Në këtë rast Presidenti emëron Kryeministrin e ri.
4.Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin”.
Pra Meta tenton qe nese Rama nuk arrin te marre 71 mandate, nuk do te mandatohet per forumin e qeverise se re, as partia e dyte, por do propozoje vete nje kryeminister, sipas pikes 2 te nenit 96 te Kushtetutes, dhe ta hedhe ne Kuvend per miratim. Duke tentuar te shmange PS qe ka qene historikisht parti e pare dhe Ramen si kryeminister.
Nese as ky emer nuk miratohet, atehere shperndan Parlamentin dhe kalon vendin ne zgjedhje. Ketu me sa duket e kane burimin kercenimet e Metes se nuk do pranoje fitoren e kesaj mazhorance me 25 prill! Në lidhje me Kodin e ri Zgjedhor, i cili u miratua në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca, Kryemadhi tha se ky kod nuk do të ndikojë tek opozita.
“Ajo që dua të theksoj është se çështja e komisionit të Venecias nuk ka të bëjë me votën në kuti, por me kalkulim votash apo si do sillet në fund të ditës secili nga ne. Kështu që strategjia e opozitës, pavarësisht kodit zgjedhor që ka miratuar parlamenti ilegjitim, nuk ka të bëjë dhe nuk ndikon në punën e opozitës për të organizuar që në 25 prill të shkojnë në kutitë e votimit dhe të ndëshkojnë rilindjen dhe të vlerësojnë alternativën e opozitës së bashkuar”.