Vendimet për të nisur një lidhje dashurie zakonisht merren nga pasioni dhe në jo pak raste ka njerëz që pendohen për to. Pas nisjes së një historie dashurie shumë njerëz fillojnë ta kuptojnë se nuk përshtaten aq sa duhet me personin që kanë përkrah. Sado i mirë të jetë një njeri, ka shumë shenja që mund të tregojnë se ai nuk është i duhuri për ju dhe nuk ja vlen të vazhdoni marrëdhënien më tej.
Nuk keni emocione kur e takoni. Nëse nuk e shikoni më veten në pasqyrë para se ta takoni dhe nuk përpiqeni më të dukeni bukur para tij/saj, atëherë do të thotë se nuk keni më emocione kundrejt atij personi.
Nuk ndiheni të qetë në prani të tij/saj. Nëse përpiqeni të dukeni të lumtur përpara personit që keni në krahë apo të aktroni për çdo situatë, atëherë do të thotë që lidhja juaj nuk ka më vlerë. Edhe nëse ju nuk dëshironi ta pranoni këtë gjë, marrëdhënia mes jush nuk do të zgjasë shumë.
Nuk bini dakord në asgjë me të. Dy njerëz nuk mund të bien dakord në çdo gjë, mirëpo njëri prej tyre duhet të hapë rrugë e të bëjë kompromis për hir të lidhjes. Nëse kjo gjë nuk arrihet mes jush, do të thotë se personi që keni përkrah nuk është i duhuri për ju.