COVID 19 nuk i ka kursyer jetën as mësuesit fierak, Gramoz Abedinaj. Me anë të postimi në Facebook, Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Evis Kushi ka shprehur ngushëllimet e sinqerta dhe ka bërë sërish thirrje për respektimin me rigorozitet të rregullave dhe protokolleve. “Për të mos përjetuar më momente të trishta si ky, ju bëj thirrje edhe një herë që të zbatojmë me rigorizet të gjitha rregullat dhe protokollet shëndetësore për t’u mbrojtur nga ky virus i pabesë e i rr ezikshëm!”
Postimi i plotë:
Do të kisha dashur që emrin e mësues Gramoz Abedinaj nga Fieri ta ndaja me ju për ta falenderuar për kontributin e tij shumëvjeçar e me vlerë në fushën e arsimit, por asnjëherë për të shprehur hidhërimin e ndarjes së tij nga jeta pas betejës së humbur me Covid-19.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, kolegët dhe nxënësit e shkollës në Roskovec ku mësues Gramozi ka shërbyer me shumë përkushtim e dashuri! Për të mos përjetuar më momente të trishta si ky, ju bëj thirrje edhe një herë që të zbatojmë me rigorizet të gjitha rregullat dhe protokollet shëndetësore për t’u mbrojtur nga ky virus i pabesë e i rr ezikshëm! Lexo.al/