PD nuk pyet për rregullat kundër përhapjes së COVID të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Koordinatori politik i Partisë Demokratike dhe kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të Qarkut Vlorë për Partinë Demokratike Bujar Leskaj ka zhvilluar një takim me demokratët e Delvinës, ku nga fotot e publikuara në facebook, shihet që është shkelur urdhri i Komitetit Teknik të Ekspertëve për ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona dhe të cilët ishin të gjithë pa maska.