Një tjetër viktimë shënohet në rradhët e bluzave të bardha në betejën kundër koronavirusit. Mjeku Ilirjan Daçi, mjek i spitalit infektiv ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Përmes një postimi në Facebook, ajo shpreh ngushëllimet familjarëve.

Postimi i plotë në Facebook:

Dr. Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me rradhë, si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1.

Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv. E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zot.

U prehsh në paqe dr. Draçi. Ne do ta fitojmë luftën ndaj këtij armiku të padukshëm të gjithë bashkë.