Një grua nga qyteti Tokat në Turqi ka gjetur formën më origjinale për të ruajtur distancën sociale për shkak të koronavirusit. Gruaja vendosi në dritaren e shtëpisë së saj një shënim, pas leximit të të cilit askujt nuk do t’i shkonte në mendje që të vepronte ndryshe.
Mediat turke raportojnë se ajo shkruajti në njoftim: Deri sa të mbarojë koronavirusi, nuk presim dhe nuk shkojmë mysafirë. Kaq ka mjaftuar që fotot e shkrepura të bënin xhiron e rrjetit, ku veprimi i saj ka marrë mjaft pëlqime.