Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se akset rrugore në të gjithë vendin janë të kalueshme dhe se në disa akse në zonat verilindore dhe juglindore është bërë shpërndarja e kripës. Tashmë kemi hyrë në periudhën e mirëmbajtjes dimërore, bën të ditur ARRSH dhe kompanitë, mjetet dhe grupet e punës janë në terren për t’u siguruar që të mos ketë probleme në qarkullim.
Sipas ARRSH-së, në aksin Kuben-Vasije dhe në Vaskop-Voskopojë është bërë shpërndarja e kripës ndërsa është pastruar aksi Bajram Curri-Valbonë pasi ka patur rënie gurësh mbi trupin e rrugës. Aktualisht, thotë ARRSH-ja, qarkullimi vazhdon normalisht. “Në autostradën Tiranë-Durrës është bërë pastrimi rutinor. Nuk ka probleme në të gjitha akset kombëtare”, bën të ditur ARRSH-ja.