Emisioni Top Stroy në Top Channel ka publikuar nje investigim për një skandal me një projekt të Bankës Botërore në vitin 2010. Sipas emisionit për projektin e menaxhimin e integruar të mbetjeve, Ministria e Punëve Publike në ate kohë angazhoi dhëndrrin e kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezin. Projekti që menaxhonte Malltezi kishte një buxhet prej 27.5 milionë dollarësh, dhe kishte për fokus pastrimin e mbetjeve të rre zikshme në Porto Romano por qe asnje nga keto investime nuk u realizua.
Postimi i emisionit Top Story
Ne vitin 2010, Banka Botërore financoi një projekt për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe pastrimin e zonës bregdetare. Për ndjekjen e këtij projekti, Ministria e Punëve Publike angazhoi dhëndrrin e kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezin, në konflikt të hapur interesi. Projekti që menaxhonte Malltezi kishte një buxhet prej 27.5 milionë dollarësh, dhe kishte për fokus pastrimin e mbetjeve të rre zik shme në Porto Romano, ndërtimin e një vend transferimi mbetjesh në Himarë dhe ndërtimi i një landfilli në Bajkaj të Sarandës.
Nëse i shohim me vëmendje këto 3 investime, Porto Romano u kthye në zonën më të ndotur të Durrësit, vend transferimi i Himarës nuk u vu kurrë në punë, ndërsa landfilli i Bajkaj në Sarandë është jashtë çdo standarti. Kjo është edhe një nga arsyet, sepse dhëndërri i Berishës, Abi Malltezi, bërtet kundër plehrave, sepse ai kërkon ta kapë sërish këtë biznes./Top Channel