Kancelarja Angela Merkel tha sot para gjermanëve se nuk mund të bëjnë festa për Vitin e Ri dhe kontakti social do të kufizohet gjatë gjithë dimtir, për të parandaluar përhapjen e Covid. Ajo paralajmëroi në ditën e parë të karantinës që do të zgjasë për katër javë se, ‘drita në fund të tunelit është shumë larg’. Nga sot janë të mbyllura të gjitha lokalet, teatrot, palestrat dhe kinematë.
Merkel tha se suksesi i këtij izolimi në nëntor do të jetë vendimtar në diktimin e hapave të ardhshëm që do të marrë Gjermania dhe ajo shpreson që gjërat të përmirësohen. Ndërsa përjashtoi ‘festat e bukura të Vitit të Ri’, kancelarja gjermane tha: “Do të jetë një Krishtlindje në kushte Covidi, por nuk duhet të jetë një Krishtlindje e vetmuar”. Gjermania i është bashkuar Spanjës, Belgjikës, Greqisë dhe Francës në nisjen e izolimit të dytë kombëtar./ Burimi Daily Mail