Nëna e Zayn Malik, Trisha Malik, festoi ditëlindjen e saj të 51-të dhe ish-anëtari i One Direction Zayn Malik dhe partnerja e tij Gigi Hadid u kujdesën t’ia bënin këtë ditë sa më speciale. Ata kanë organizuar një festë shumë të bukur në shtëpinë e tyre, ku Trisha ka kaluar kohë edhe me mbesën, emrin e të cilës ende nuk e dimë. Sakaq, nusja e saj nuk harroi ta uronte vjehrrën publikisht duke na treguar edhe një herë se sa marrëdhënie të bukur kanë me njëra-tjetrën.
Në një postim në Instastory, Gigi ndau me fansat një pjesë nga mbrëmja festive ndërsa zbuloi një foto të tortës së ditëlindjes së Trishas. Torta në formë diamantit shihet e rrethuar nga luleshtrydhe, qirinj dekorativë, teksa mbi të shkruhet “51 –E mrekullueshmja”. Sakaq, krahas fotos, Gigi shkruan “Duke festuar për @mamamalik natën e kaluar. Ne të duam. Të urojmë vit sa më të bukur.” Gigi dhe Trisha kanë dëshmuar disa herë se janë shembulli perfekt për tu marrë nga të gjitha nuset dhe vjehrrat. Ato ndajnë shpesh foto me njëra-tjetrën, ku përveç Gigit, që është një super yll, duhet ta pranojmë se edhe nëna e Zayn është një zonjë shumë e bukur.