Braziliani ëndërron të rikthehet në ‘Camp Nou’. Neymar ende është duke lobuar për t’u rikthyer në Barcelonë, raporton Sport, me brazilianin që po refuzon të rinovojë kontratën me Paris Saint-Germain.

U raportua se Neymar është adaptuar me jetën në Parc des Princes pas spekulimeve të shumta për të ardhmen e tij, por do të mirëpriste tani një rikthim në Camp Nou. Për katër sezone me fanellën e Barcelonës, Neymar ka bërë 186 paraqitje, ka shënuar 105 gola dhe ka dhuruar shumë asiste.