Ndryshimet që kanë ndodhur te Barcelona kanë bërë që Neymar të ndryshojë mendjen për kalimin në Spanjë. Braziliani pa të largohet Luis Suarez, ndërsa Leo Messi duket krejtësisht i pakënaqur te ish-kampionët e Spanjës.
Foot mercato ka zbuluar se ai dëshiron të qëndrojë më gjatë në Paris. Brazilianit i skadon kontrata në vitin 2022 dhe lojtari dëshiron që ta rinovojë atë. Një moment i rëndësishëm dhe për kampionët e francës.
Ney e di që Mbappe mund të largohet, prandaj drejtuesit nuk mund të humbasin dy yjet e skuadrës. Braziliani po shfrytëzon rastin që të rrisë më tepër rrogën e tij, ndërsa drejtuesit duan ta mbajnë në skuadër.