U deshën pesë propozime për martesë që Jill Biden një ish-mësuese e gjuhës angleze nga New Jersey të pranonte kërkesën e Joe. Ajo është gruaja e dytë, pasi gruaja e parë së bashku me vajzën vdiqën në një aksident tragjik me makinë në 1972. Jill Biden 69-vjeç ka punuar disa dekada si mësuese, ajo ka dy diploma master dhe një doktoraturë nga Universiteti i Delaware në 2007.
Para se të transferohej në Uashington, DC, ajo ka dhënë mësim në një kolegj të komunitetit, në një shkollë të mesme publike dhe në një spital psikiatrik për adoleshentë. Fjalimin e saj në kongresin e Partisë Demokratike këtë vit e dha nga klasa e Shkollës së Mesme Brandywine të Delaware, ku ka dhënë mësim anglisht nga 1991 në 1993.
Teksa burri i saj shërbente si nënkryetar, Biden ishte profesoreshë e anglishtes në Kolegjin e Komunitetit të Veriut Virxhinia. “Mësimdhënia nuk është ajo që bëj unë. Është kush jam unë,” shkroi ajo në Twitter në gusht. Ajo vjen në vend të Melania Trump.