Nicolas Pepe ka dalë hapur dhe ka kërkuar më shumë hapësira tek Arsenal-i i Arteta-s.
Su lmuesi, goditje e madhe e merkatos në verën e 2019-ës nuk ka arritur të shprehë akoma të gjithë potencialin e tij dhe aktualisht është një rezervë luksi.
Kjo ka qenë shfryrja e tij për Canal Plus: “Objektivi im është të luaj më shumë. Një futbollist që luan është i lumtur dhe unë do të doja të luaja më shumë për të gjetur përsëri buzëqeshjen”.
“Trajneri do që unë të jem i përqendruar në 100% gjatë gjithë 90 minutave. Më pas e kuptoj nga stërvitjet se do të jem në stol ndeshjen pasuese. Flas me trajnerin dhe ndihmësit e tij, por qëndrimi në stol nuk është i bukur për asnjë lojtar”. “Një rol si super zëvendësues? Trajneri bën zgjedhjet e tija. Më takon mua t’i tregoj se nuk duhet të kem këtë rol”.