Paqartesia e zgjedhjeve presidenciale në SHBA duket se ka merzitur mediat britanike teksa nje nga gazetat e dashura popullore i ka rene shkurt çështjes duke thene se kushdo qe te fitoje eshte nje burre i plakur, qe nuk pritet te ndryshoje gje ne politiken aktuale. E perditshmja e njohur ‘Daily Star’ thote se duke i kerkuar falje lexuesve për mos ndjekjen e zhvillimeve elektorale ne SHBA gjatë natës, ata nuk duhet të merakosen shume se në të dyja rastet “një plak i mbaruar” do jetë fitues i garës së famshme amerikane.
Media të tjera britanike lavdëruan faqen e parë të Daily Star teksa “LondonEconomics” e quante “Parashikimi i Vitit”. “Teksa do të duhen disa ditë për të mësuar nëse fituesi është Donald Trump apo Joe Biden, gazeta popullore me kokë të kuqe, tregon veten me satirën ndaj moshës së kandidatëve”. Madje në majë të po kësaj faqeje ajo kishte vendosur kryeminsitrin britanik Boris Johnson në formë kllouni para pritjes së lajmërimit të vaksinës së koronavirusit.
“Do të ndjesh vetëm një shpim të vogël”, shkruanin ata duke iu referuar injektimit të vaksinën, por në një lojë të zgjuar fjalësh pasi “prick” në anglish do të thotë ‘të shposh’, por edhe ‘budalla’. Kjo nuk është hera e parë që Daily Star pushton me satirë në faqet e saj të para. Më herët ajo tallej me Boris Johnson për emërimin e vëllait Jo Johnson për në parlament.