Një pastor amerikan ka parashikuar “fundin e botës” dhe sipas tij dita është shumë e afërt. Pastori evangjelist Paul Begley beson se fundi i botës do të vijë në 21 Dhjetor të 2020-ës, që qëllon të jetë edhe dita e tij e lindjes. Qindra profeci janë bërë për fundin e botës, por asnjë prej tyre nuk ka dalë e vërtetë. I pari që bëri një profeci të tillë ishte Nostradamusi, ndërsa më e fundit ishte teoria e kalendarit majan.
Tani kemi një teori të re nga pastori amerikan, i cili nuk është i vetëm. Ai mbështetet nga astrologia e vetëshpallur Jeane Dixon. Ai thotë se fiset maja mund të kenë gabuar në përllogaritjen e fundit të botës. “Në 21 Dhjetor 2020 Saturni dhe Jupiteri do të vendosen në 0.1 gradë mes njëri-tjetrit, duke formuar yllin më të shndritshëm në qiell, që nga koha e yllit të Betlehemit”, tha ai. Por kritikët i hedhin poshtë teoritë e Begley, i cili nuk e ka për herë të parë që bën profeci për fundin e botës, shpesh duke u bazuar në eklipse apo Hënën e plotë.