Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, nëpërmjet një video në rrjetet e saj sociale, ka ironizuar opozitën duke e konsideruar grupi “Tallavaja”. Ajo ishte e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Redjan Krali dhe Aurel Myftiut, i njohur ndryshe si “Big Leli”, kryetar i tifozëve të Besës.

Ky i fundit, i njohur si përkrahës i flaktë i Partisë Demokratike, tashmë ka shprehur mbështetjen e tij për Partinë Socialiste. Edhe pse ka qenë një ndër aktivistët më në zë të saj, Mystiu shprehet se PD ka mbetur thjesht ish- partia. Qëndrimi i tij, vjen si një mosdarkotësi ndaj vendimeve të kryedemokratit Lulzim Basha dhe të gjithë prapaskenat brenda selisë blu.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Spiropali u shpreh:“Jemi këtu me “hasmin”, të na rrojë partia se ne do ecim para”, duke ngritur dy gishtat lart në mënyrë ironike.(TemA)