Publikohet lista e ilaçeve që rekomandohen nga mjeku për trajtimin e pacientëve të prekur me Covid-19. Sipas Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor kosto e rimbursimit nuk do të jetë më shumë se 1650 lekë ndërsa për skemën e moderuar të trajtimit do të jetë 10.900 lekë. Lista e ilaçeve që rimbursohen nga skema do të përshkruhen në recetën për rimbursim nga mjekët e kontaktuar sipas emrit xhenerik, sipas fomë-dozës dhe duke zbatuar kufizimet përkatëse të vendosura sipas urdhrit të Fondit, në përdorim sasi dhe kohëzgjatje. Kohëzgjatja maksimale do të jetë jo më shumë se një muaj dhe nuk do të kalojë vlerën e rimbursimit.

Ilaçet që rimbursohen Azithromycine 250 mg Acid Acetylsalicyclic 100 mg Rivaroxaban 15 mg Apixaban 5 mg Dexamethasone 0.5 mg Ibuprofen 400 mg “Pacientët e konfirmuar pozitive me Sars Cov-2 do klasifikohen në kategorinë e dedikuar për këtë qëllim në sistemin e kartës së Shëndetit. Mjeku i familjes bën regjistrimin e kategorisë dhe plotësimin e afatit përkatës. Gjatë përshkrimit të recetës me rimbursim, mjeku i familjes pasi të ketë zgjedhur kategorinë Sars Cov-2 sipas gjendjes së pacientit përzgjedh diagnozën Infeksion Covid-19 me kod ICD9 1009 për raste të lehta dhe 1010 për rastet e moderuara.

Për barnat që janë pjesë e listës së barnave të rimburuara do të përshkruhen në recetën për rimbursim nga mjekët e kontaktuar sipas emrit xhenerik, sipas fomë-dozës dhe duke zbatuar kufizimet përkatëse të vendosura sipas urdhrit të Fondit, në përdorim sasi dhe kohëzgjatje. Për barnat që nuk janë pjesë e listës së barnave të rumbursuara por që janë pjesë e skemave të mjekimit të pacientëve me koronavirus do të përshkruhen në recetën me rimbursim nga mjekët e kontaktuar sipas emrit xhenerik, sipas formë-dozës dhe duke zbatuar urdhrin nr.579 datë 14.10.2020 për miratimin e udhëzuesit mbi ndjekjen në shtëpi të rasteve me infkesion”, thuhet në njoftimin e fondit.