Donnarumma është afër rinovimit të kontratës me Milanin. Calcio Mercato raporton se Gianluigi Donnarumma është shumë afër rinovimit të kontratës me Milanin.

Portieri italian me agjentin e tij, Mino Raiola, janë afër të marrin atë që donin tash e një kohë, kontratë me 8 milionë euro pagë vjetore. Milani i ka ofruar kontratë deri më 2024 dhe raportohet se marrëveshja është afër për t’u arritur.