Sërish regjistrohen shifra të larta infektimesh dhe humbje jetësh si pasojë e Covid-19 në Itali. Në 24 orët e fundit janë shënuar 32.191 raste të reja infektimi në Itali. Për fat të keq 731 persona nuk mundën të fitojnë betejën me virusin vd ek jeprurës.

Italia aktualisht është e ndarë në 3 zona. Zona e kuqe e cila është vatra me e rr ezikshme aktive aktualisht, zona portokalli e cila është dhe zona e mesme dhe zona e verdhë e cila konsiderohet me numrin më të ulët të infektimeve. Pavarësisht masave dras tike të marra nga qeveria italiane duket sikur virusi nuk ndalet dhe numri i infektimeve në vend mbetet i lartë.