Duket se Joe Biden është më afër fitores përballë Donald Trump. Sipas përditësimit më të ri në zgjedhjet presidenciale në ShBA, demokrati ka përmbysur epërsinë e Trumpit në Georgia dhe tashmë ka kaluar vetë në epërsi. Në bazë të të dhënave të televizionit Fox News, Joe Biden në Georgia tashmë ka 2.449.371 vota, ndërsa rivali i tij, Donald Trump, ka 2.448.454 apo 917 vota më pak. Deri më tani janë numëruar 99 për qind e votave, duke vënë në epërsi të madhe Biden.
Duhet theksuar se Georgia ka 16 vota në Kolegjin Zgjedhor dhe fitorja eventuale e Bidenit në këtë shtet do t’ia siguronte demokratit fitoren në zgjedhje, të cilën edhe ashtu e ka afër, bazuar edhe në epërsinë momentale që e ka në Nevada.
Po ashtu mësohet se dhe në Nevada, Joe Biden është në epërsi ndaj Trumpit, por vetëm me rreth 12 mijë vota. Zyrtarisht, fituesi i zgjedhjeve vendoset në mbledhjen e Kolegjit Zgjedhor që mbahet në dhjetor, ndërkohë që ai do të inaugurohet në mbledhjen e Kongresit që mbahet më 6 janar të vitit të ardhshëm.