Europa po përjeton aktualisht një shpërthim në numrin e rasteve me COVID-19 dhe nuk duhet të lehtësojë përpjekjet e saj kundër pandemisë, paralajmëroi sot drejtori i degës europiane të OBSH-së, Hans Kluge.
“Shtetet duhet të marrin masa të synuara dhe proporcionale për të kundërshtuar rritjen e rasteve të infektimit dhe vd e ks hmërinë”, theksoi ai.
Megjithatë, Kluge sqaroi se organizata konsideron që shkollat duhet të qëndrojnë të hapura deri në fund dhe të mbyllen vetëm si një mundësi e fundit.