Që nga 1 nëntori, gati 46 milion raste dhe 1.2 milion v ik t i m a janë raportuar në të gjithë botën. Rritja e rasteve të reja ishte më e dukshme në Europë, e cila raportoi gjysmën e rasteve të reja globale (mbi 1.7 milion raste – një rritje prej 22% nga java e kaluar), ka raportuar OBSH. Për më tepër, rajoni gjithashtu raportoi një rritje të konsiderueshme të numrit të vi k ti m ave në moshë të re(një rritje prej 46% krahasuar me javën e kaluar), me Europën dhe Amerikën, të cilat kanë raportuaR mbi 17 000 v i kti ma në 7 ditët e fundit.)
Amerika dhe rajoni mesdhetar gjithashtu kanë parë rritje relativisht të vogla në numrin e rasteve të raportuara. Ndërkohë rajoni i Azisë Jug-Lindore ka vazhduar të raportojë një rënie të rasteve të reja dhe humbje jetësh.