Tre në katër britanikë do të merrnin vaksinën anti-Covid, përfshirë gati nëntë në dhjetë të moshuar, sipas një sondazhi të Daily Mail. Vetëm 7 përqind thanë se nuk e donin atë në asnjë rrethanë. Sondazhi erdhi menjëherë pasi kompania Pfizer dhe BioNtech dy ditë më parë ka lajmëruar se vaksina e tyre do parandalojë 90% të njerëzve të infektohen nga Covid-19. Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ishte ndër të parët që njoftojë se ka porositur një sasi prej 40 milionë vaksinash.
Gjithsesi, katër në dhjetë pesona që kanë rënë dakord të bëjnë vaksinës, kanë një kusht, ata kanë sugjeruar se para se vaksina të kalojë te ta në fillim duhet ta bëjë kryeministri Johnson dhe poltikanët për të treguar nëse ajo është e sigurt. Gjithashtu, sipas një sondazhi të Daily Maile të moshuarit, të cilët janë në rrezik më të madh nga pandemia, janë më entuziastë për t’u vaksinuar. Një total prej 86 % e personave mbi 65 vjeç kanë rënë dakord për t’u vaksinuar dhe vetëm 2% e kanë refuzuar.
Ndërsa, personat midis moshës 35-44 vjeç, të cilët janë shumë më pak të rr ezikuar nga Covid, një total prej 63 përqind kanë thënë se do të bien dakord të vaksinohen. Rezultatet nga shpresa e vaksinës më e mirë, Oxford / AstraZeneca, priten brenda ditësh./ Javanews