Ndërsa pjesa më e madhe e shteteve në botë janë duke u përballur me një valë të dytë të “eg ër” të pandemisë së koronavirusit, me shifra rekord rastesh të reja dhe viktimash, e kundërta është duke ndodhur në Australi. Së fundmi, shteti i Viktorias është zyrtarisht pa asnjë person të infektuar me Covid-19, pasi pacienti i fundit doli nga spitali, i cili ishte një 90-vjeçar.
Ai dhe bashkëshortja e tij kaluan më shumë se një muaj në spital duke luf tuar me virusin, ndërsa në fund arritën ta fitonin betejën. Kjo është hera e parë që prej 21 shkurtit që në këtë shtet nuk ka asnjë rast pozitiv aktiv. Shtetet australiane morëm masa të rre pta në muajt e verës, me maskën që u bë e detyrueshme në ambientet publike.
Aktualisht, kryeministri Daniel Andrews u shpreh se vendi po shkon drejt normalitetit dhe masat do të fillojnë të lehtësohen. Që këtë javë, maska nuk është më e detyrueshme në Viktoria në ambientet e hapura nëse është e mundur të ruhet distanca fizike, ndërsa vijon të jetë e detyrueshme në ambientet e mbyllura.