Shtetet e Bashkuara arritën një nivel rekord historik të shtrimeve në spital, pas një rritjeje të pandërprerë të rasteve me COVID-19 në të gjithë vendin këto javët e fundit. Gati 62,000 persona u shtruan të martën, një nivel më i lartë se ky se gjatë muajve prill dhe korrik. “Regjistri i ri i shtrimeve në spital tregon se kemi hyrë në periudhën më të keqe të pandemisë që nga s hp ër t hi mi i saj”, thanë drejtues të Projektit të Gjurmimit të koronavirusit , covidtracking . com. Shtetet e Bashkuara regjistrojnë më shumë se 1 milion të infektuar që nga fillimi i nëntorit. Numri i të vd e ku r ve ka arritur në mesatarisht më shumë se 1.000 në ditë.
Punonjësit e kujdesit shëndetësor po përpiqen të trajtojnë fluksin e pacientëve në disa pjesë të vendit pasi ekspertët paralajmërojnë se pandemia do të përkeqësohet me afrimin e dimrit. Eksperti i lartë i sëmundjes infektive të qeverisë amerikane, Anthony Fauci, deklaroi se duhen dyfishuar masat e shëndetit publik, përndryshe situata e pandemisë mund të shkojë “shumë më keq”.