Numri i të prekurve me koronavirus në Turqi ka shkuar në 404.894. Vendi regjistroi 2.841 pacientë të tjerë me COVID-19, ndërsa 3.095 pacientë aktualisht janë në gjendje kritike. Gjithsej 88 v de k e të tjera të lidhura me virusin u raportuan në vend gjatë 24 orëve të fundit, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 11.233.

Numri i të shëruarve u rrit me 2.181 gjatë së njëjtës periudhë, për të arritur në 346.794. Ndërkaq, 148.482 teste të reja për COVID-19 janë kryer në gjithë vendin, duke e çuar totalin në mbi 15,71 milionë. Po ashtu, të dhënat e ministrisë treguan se 4,2 për qind e pacientëve këtë javë vu aj në nga pneumonia. Top Channel