Nga Irsa Ruçi/
Ndërkohë që shqiptarët, ashtu si edhe pjesa tjetër e botës, janë të gjunjëzuar emocionalisht përballë një të keqeje të padukshme që ndodh rrallë në historinë njerëzore, por godet në një luf të të ashpër jete dhe dyshimi për të nesërmen; kreu i opozitës në statusin e njeriut qesharak dhe të papërgjegjshëm, luan me fri kën tonë. I duket argëtim të flasë kodra pas bregut, të llomotisë e ngjallë dëshpërim tek qytetarët, të mos i peshojë deklaratat që lëshon pa menduar; dhe ç’ është më e keqja: Tenton të hedhë tentakulat e lig ësisë tek fiksimi për të marrë pushtetin. Nuk i ndihmon shqiptarët duke i bërë të humbin besimin tek institucionet shtetërore z. Basha.
Së pari, sepse shteti nuk është i z. Rama, por është i çdo shqiptari. Dhe në këtë mënyrë, po fyen çdo shqiptar që punon në administratën shtetërore, po thyen mjekët që kanë një jetë në shërbim të njerëzve, jo të politikës. Po luan me zjarrin e rebelimin njerëzor që djeg fort nëse i djeg shpirtin. Ndaj, mos arrij deri aty! Mos hidh baltën e zezë mbi bluzat e bardha, që duart me gjak i kanë lyer vetëm për të shpëtuar jetë njerëzish.
Së dyti, nëse ke ankesa për kushtet e spitaleve, është trashëgimi e politikës 30 vjeçare, ku kontribut keni dhe ju z. Basha e partia që përfaqësoni, që keni pasur pushtet më tepër se kushdo në këtë vend. Ambientet dhe kushtet e spitaleve sot, si dhe shërbimi ndaj qytetarëve, nuk ka të krahasuar me ato vrima minjsh që latë ju pas ikjes. Kështu që, përpara se të akuzoni, mbani përgjegjësi për çdo veprim të mbrapshtë të partisë që përfaqësoni, pastaj kini moralin të kërkoni llogari. Nuk mund ta nisni punën me akuza dhe të harroni të keqen që prodhoi qeverisja juaj; sepse kjo do të thotë që nga ju në opozitë nuk ka reflektim dhe me ju në pushtet nuk do ketë asnjë ndryshim.
Po ngjallni panik të panevojshëm, por më tepër të dëmshëm për shëndetin e çdo shqiptari, sepse po i bëni të besojnë që nuk ka mjekësi në Shqipëri dhe u jepni zgjidhjen të refuzojnë këshillat e mjekëve e të kurohen me mendjen e tyre. Do e mbani në përgjegjësinë tuaj jetën e atyre që jua besojnë fjalën z. Basha? Pse nuk tentoni të ndodheni në vendngjarje për ta parë si funksionojnë spitalet Covid dhe të kuptoni që “situata nuk është jashtë kontrollit” siç thoni, por jashtë kontrollit keni dalë ju me artikulimin tuaj publik. E vetmja gjë që keni bërë qëkur kjo flamë mbërtheu gjithë botën, është gjumi; dhe tani u kujtuat të flisni gjashtë muaj para zgjedhjeve. U ftilluar pas gjashtë muajsh pasi pandemia kish’ rënë, për të hartuar një letër A4 që e tundnit nëpër media, pa u ardhur turp që nuk kishte asnjë pikë përmbajtje në ato rreshta. “Ekspertët” e vetëm që ju nxirrni në TV të dërdëllisin skenarin tuaj, janë disa militantë partie pa profilin e duhur, që vajmedet të ketë njerëz t’i besojnë. Do na merrte lumi t’ju binte juve për pjesë të menaxhonit vendin në kohë tragjedish natyrore, sepse kur nuk keni këllqe të bëni opozitën, si mund të pretendoni ju qeverisjen?
Por, efekti zinxhir i dashakeqësisë suaj në komunikimin publik po tenton të çorientojë shinat e shtet bërjes. Ju e keni politikë tuajën qeverisje “lëmin”, por doni patjetër të çoni vendin drejt pasigurisë, duke vënë njerëzit tuaj të refuzojnë masat e vendosura nga ekspertë. Nga njëra anë akuzoni se pandemia ka rënë këmbëkryq në vend, e nga ana tjetër cicëroni përmes zullumqarëve tuaj të bindni njerëzit të refuzojnë të besojnë tek ekzistenca e Covid. I dini efektet që mund të prodhojë pangopshmëria për pushtet, që arrin deri aty sa tu bëjë keq njerëzve?
Ju flisni për ekonominë në këto kushte, por nga ana tjetër bëni çdo ditë gafa në propozimet tuaja. A ka njeri që mund t’ju besojë pasi jeni kthyer në një qesharak të pandreqshëm dhe të padobishëm?
Që të flasësh për ekonominë në kushte pandemia, kur mendohen mirë përpara se të flasin vendet shumë më të zhvilluara se ne, e të nxirrni si produkt tuajin një meme për çdo ditë, është guxim i madh e aspak seriozitet, si dhe një risk akoma më i madh për të djathtën që u keni rënë ju për pjesë. Të bërit opozitë nuk domethënë të publikoni foto sensuale me njerëz rrugëve të Tiranës, sepse askujt nuk i hyn në xhep paraqitja juaj z. Basha. Ndërsa mendimi dhe pjekuria politike po, na duhen këto kohë të vështira, por këtë nuk dini ta jepni. Deri tani keni dështuar të nxirrni qimen nga qulli edhe në teori. Dukeni si ata fëmijët e vegjël, që nga zilia bëjnë një gjurulldi të madhe për të marrë atë që nuk kanë, por që e duan. Nuk mjafton vetëm të doni të jeni kryeministër, duhet të keni aftësinë ta meritoni atë pozicion. Mund të qani 5 minuta, apo për 5 vitet në vazhdim, është zgjedhja juaj… Por, që të merrni drejtimin e vendit nuk mjafton vetëm qurravitja: Duhet PUNË z. Basha, e ju këtë fjalë e keni të fshirë nga fjalori!