Presidenti i Republikës duket se më në fund është bindur të mbajë maskë mbrojtëse. Pas qindra takimeve ku nuk ka respektuar asnjë masë antiCovid, Ilir Meta është shfaqur më në fund me maskë gjatë konferencës së përjavëshme.
Pak orë para këtij aktiviteti, Presidenti u takua me drejtorin e OBSH për Evropën, Hans Klube. Ky i fundit mund ta ketë bindur Metën që të sillet si qytetar i përgjegjshëm.