Lei Kraja është një ndër moderatoret sportive më të dashura për publikun shqiutar. Së fundmi, Dj Snake ka komentuar në postimin e moderatores, ku ky koment i tij ka marrë vëmendjen e moderatores dhe ajo nuk ka nguruar për t’i kthyer një përgjigje me një emoji me sy me zemra. Ditën e sotme në emisionin “Friend Zone”, moderatorja ka treguar të vërtetën e pritjes së komentit të Snake.

“Më bëri pak çudi, por është globalizuar bota dhe është ngushtuar. Nuk më ka shkruar mesazh, nuk i bëra aq përshtypje. Unë nuk flas kurrë për jetën personale, por vetëm për profesionale. Nuk më duket normale që të dal e të them që dal me këtë”- është shprehur Lei.