Dy ditë pas vendosjes së shtatores së Adem Jasharit në Prizren, menaxhimimi i “Abi Çarshisë”, ka vendosur që këtë shtatore ta largojnë dhe ta dërgojnë për rimodelim. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Berrina Sharri, zëvendës-menaxhere e qendrës tregtare. “Mund t’ju konfirmoj se shtatorja do të largohet gjatë kësaj jave dhe do të dërgohet për tu rimodeluar”, tha ajo.
Shtatorja e komandantit Adem Jashari në Abi Çarshia ishte vendosur ditën e shtunë më 28 Nëntor. Në manifestim kishin marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, humanisti Halil Kastrati, kampioni i botës në boks Haxhi Krasniqi dhe personalitete të tjera nga jeta publike dhe qytetarë të shumtë.