Shqipe dhe Andi ishin një nga çiftet më të komentuar në “Përputhen”, por pas përjashtimit të konkurrentes, fansat nuk arritën t’i shihnin më bashkë. Mirëpo pak javë më parë faqja në Instagram “Përputhje”, ka zbuloi se në një video të publikuar në Insta Story Shqipja shfaqej në shoqërinë e Andit. Dallimi ishte i thjeshtë për faktin se ai mban në dorë byrzylykun që mori së bashku me Tean. Megjithatë e ftuar së fundmi në emisionin “N’Kosovë show”, Shqipja i hodhi poshtë këto thashetheme duke deklaruar se ajo me Andin nuk kanë asnjë kontakt pas daljes së saj.
“Unë e falenderoj shumë sepse ai më mbrojti edhe pas largimit tim, kur të gjithë u munduan të më ulnin dhe të më sulmonin dhe më vonë më dërgonin mesazhe që më fal jam penduar”, u shpreh Shqipja. “Personazhet aty brenda janë vetëm 10% të vërtetë. Unë mendoj një person më mirë të jeta vetja sesa të jetë i shtirur dhe për mua ata janë komplet të shtirur. Aty mund të krijosh një lidhje, mund të pëlqesh dikë, ashtu siç mua më pëlqeu dikush, por varet a ecën”, deklaroi ish-konkurrentja.
E pyetur nëse ka për ta paditur opinionistin Arian Konomi, Shqipja u përgjigj: “Edhe mundet të shihemi në gjykatë, jam gati, jam tip që ndjej keqardhje, por mendoj se s’duhen falur këto gjëra. Inatin e kam shumë të madh dhe ndjesinë e faljes e kam po aq të madh”.