Jonida Maliqi ka folur për herë të parë për divorcin nga ish-bashkëshorti i saj në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare. Ajo është shprehur se ka tre vite që është ndarë dhe se ka gjenë përiudha më e vështirë për të sepse në mes ishte dhe djali i tyre. Ardit Gjebrea: Si e more vendimin për të bërë divorcin? Jonida Maliqi: Ishte shumë e vështirë, duke marrë në konsideratë që edhe se me ish-bashkëshortin tim ka kaluar gjysmën e jetës sime, 17 vjet dhe jam divorcuar në moshën 34-vjeçare. Kanë kaluar tashmë 3 vite.
Ardit Gjebrea: Ke qenë 17 vjeç kur e njohe, apo jo? Jonida Maliqi: Po shumë e vogël. Ruaj kujtime shumë të bukura. Gjithçka erdhi ndoshta për shkak të konsumit edhe të disa arsyeve të tjera të cilat mbeten dhe do doja që të ishin personale. Ka qenë një ndër vendimet më të vështira të jetës sime. Ardit Gjebrea: E morët bashkë? Jonida Maliqi: Ishte vendimi im fillimisht, pastaj rrugëtuam të dy sepse për sa kohë dy njerëz nuk komunikojnë më, nuk gjejnë më gjuhën e përbashkët me njëri-tjetrin.
Ardit Gjebrea: Si ia dole se ishte dhe djali? Jonida Maliqi: Unë vij nga një familje shumë e shëndetshme dhe gjithmonë jam rritur me frymën që do kisha familjen ideale, perfekte dhe ishte ëndrra ime që ta realizoja atë me sukses dhe divorcin e quaj si një dështim timin. Duke jetuar me një standart shumë të mirë jetese, jam munduar që të mbaj të njëjtin standart. Sigurisht ka qenë më e vështirë sepse tani jam një nënë e vetme, jetoj me tim bir, forca për të punuar falë zotit nuk më ka munguar, energjia jo. E vetmja gjë që kam punuar fort për veten time ka qenë ana psikologjike. Është shuëm e vështirë të marrësh një iniciativë të tillë, deri diku unë kam qenë si “Liza në botën e çudirave” kur kam përjetuar dashurinë e jetës sime.
Ardit Gjebrea: Ishte dashuria e parë? Jonida Maliqi: Sigurisht! Ishte një dashuri shumë sublime, ishte ajo dashuri që ndoshta kur ti arrin një pjekuri fillon reflekton dhe ndonjëherë vë logjikën mbi ndjenjat e tua. Ardit Gjebrea: Është më mirë kur i peshon gjërat, apo me zemër? Jonida Maliqi: Unë mendoj se është kur gjen balancën sepse nuk mund t’i peshosh kursesi.