Edhe pse SHBA po shënojnë një rritje të konsideruar të rasteve me Covid-19, presidenti i zgjedhur Joe Biden deklaroi dje se ai nuk do ta fusë vendin në izolim të plotë.
“Asnjë rrethanë nuk mund të justifikojë në sytë e mi një bllokim total kombëtar. Unë mendoj se do të ishte kundër produktiv. Unë nuk do ta ndal ekonominë, pikë! Unë do të ndaloj virusin” tha Biden, duke siguruar se do të ndjekë rekomandimet e shkencëtarëve për të luftuar pandeminë.
Në 24 e fundit ka regjistruar 2200 të vd ek ur nga Covid-19, ndërsa rastet e reja i kanë kaluar 200 mijë të infektuar. Në total numrit i të infektuarve ka shkuar në 11,715,316 persona, nga të c ilët kanë vd ek ur 252,535 persona.