Mesfushori i Barcelonës, Miralem Pjanic, ka treguar që ka refuzuar Kombëtaren e Francës, në mënyrë që ta përfaqësonte atdheun e vet, Bosnjën. Mesfushori boshnjak, i cili u transferua në “Camp Nou” nga Juventusi në afatin kalimtar të verës, është lindur në Tuzla, para se familja e tij të zhvendosej në Luksemburg pas luftës së Bosnjës. Pjanic kishte luajtur për grupmoshat e reja në kombëtaren e Luksemburgut dhe nënshkroi për Metz në moshën 14-vjeçare.
“Po, unë mund të luaja për Francën kur kam ardhur në Lyon, por unë kam thëne ditë më parë që ëndrra ime ka qenë të luaj për Bosnjën”, u deklarua Pjanic. “Domenech më ka thirrur mua, por unë kisha vendosur në mendjen time. Unë e falënderoi atë gjithashtu, por dëshiroj që të jem i sinqertë”, shtoi ai. Pjanic është tani duke u përgatitur për ndeshjet me kombëtaren e Bosnjës kundër Iranit para ndeshjeve në Ligën e Kombeve kundër Holandës dhe Italisë.
Ndërsa ndeshjen e radhës me skuadrën e Barcelonës, do të ketë pas ndeshjeve me kombëtaren ku do të udhëtoje për ndeshjen kundër Atletico Madrid me 21 nëntor.