Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është nisur për në Turqi për të marrë trajtim më të specializuar, pasi prej disa ditësh është prekur nga koronavirusi. Raportohet se Llalla prej disa ditësh ishte infektuar dhe shtruar në një prej spitaleve COVID në vendin tonë.

Por papritur gjendja e tij është përkeqësuar, kështu që familjarët kanë vendosur që ta nisin drejt Turqisë, për ta trajtuar nga specialistët e fushës.