Nuk ndalet vrapi i Southampton në Premier League. Shenjtorët kanë marrë përkohësisht kreun e renditjes pas fitores 2-0 të arritur mbrëmjen e djeshme 2-0 Newcastle. Klubi ka vendosur të bëjë ironi pas triumfit të tyre duke cituar zgjedhjet presidenciale në Amerikë dhe qëndrimin e Donald Trump në lidhje me numërimin e votave.

Stop the count, ky ka qenë mesazhi i klubit në Twitter pas ndeshjes. Ndaloni numërimin janë fjalët e thëna nga Donald Trump, që e ka shpallur veten fitimtar para se të zbuloheshin shumë vota të tjera.