Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduad Shalsi vizitoi sot një ndër kompanitë që operon në fushën e prodhimit dhe riciklimit të produkteve plastike në Shkozet, Durrës. “Me Ilirjanin ishim takuar disa herë gjatë periudhës kur diskutoheshin politikat fiskale për plastikën, por e vizitova për herë të parë në sipërmarrjen e tij themeluar në vitin 1992, si një fabrikë e vogël në zonën e Kasharit dhe tashmë e pozicionuar në Shkozet të Durrësit”, tha ministri.
Sipas tij, kjo kompani, konsiderohet si kompania më e madhe në Shqipëri në fushën e prodhimit të plastmasit për bujqësinë, tubave për vaditje, ambalazheve si edhe në tregtinë import – eksport të lëndëve të para. Ministri pa nga afër teknologjinë e re bashkëkohore të investuar nga kjo kompani, të cilat kryejnë proceset e riciklimit të ujit që përdoret për larjen e mbetjeve plastike duke kontribuar në reduktimin e ndotjes mjedisore.
“Së bashku me drejtorinë e Përgjithshme të Doganave do të ndjekim me kujdes disa sugjerime mbi çmimet e referencës dhe akcizën për t’i ardhur më shumë në ndihmë këtij sektori premtues”, deklaroi ministri Shalsi.