Mike Tyson kishte hasur në një konfrontim të ashpër vite më parë me Donald Trump duke i bërë një pyetje të sikletshme. Autori i TrumpNation, Tim O’Brien ka zbuluar se si legjenda e boksit kishte djersitur presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. A mund të ju pyes, a jeni duke kryer marrëdhënie seksuale me gruan time, i kishte thënë Iron Mike, Trumpit. O’Brien më pas citon Trumpin: Tani, nëse qëndrojë i ngrirë, jam i vdekur, nuk do kam asnjë shans.

Përballë kam kampionin e peshave të rënda, ai do më ndaj në copa, kishte thënë me vete presidenti i SHBA-së. Trump dyshohej se kishte një afer me gruan e Mike Tysonit, Robin Givens, e që legjenda e boksit kishte kuptuar se çfarë po ndodhte.