Kryetari i PD, Lulzim Basha bëri sikur foli sot për rolin që ka patur në procesin e het imit ndaj ish-krerëve të Usht risë Çlirimtare të Kosovës, të cilët gjenden sot të aku zuar në Hagë. Por teksa Basha përpiqet të shfajësohet për akuzat lidhur me UÇK, kur punonte si përkthyes për het uesit e Hages, pa dhënë një përgjigje për asnjërën nga akuzat, teksa e devijon në debatin për situatën e COVID-19, akademiku i njohur Rexhep Qosja e ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri, se pas përfundimit të luf tës në Kosovës, me bashkëpunëtorët e tij në Kosovë, ka furnizuar Dik Martin me të “dhëna” kundër Usht risë Çlirimtare të Kosovës.
“Lexojini të dhënat e publikuara në Kosovë për shërbimet e tij politike në Kosovë, kur Kosova ishte çka është edhe sot – atëherë protektorat i Kombeve të Bashkuara e sot protektorat i kolonizuar i Bashkimit Evropian, dhe do të shihni se shumë prej të dhënave imagjinare me të cilat kundërshqiptari Dik Marti e akuzon UÇK-në për kr ime lu fte, janë të “dhëna” me të cilat, atë, Dik Martin, si thuhet e shkruhet, e ka furnizuar edhe Lulzim Basha me bashkëpunëtorët e tij”, thekson Rexhep Qosja në një koment të tij, të botuar më herët në media. Partia Demokratike, kur ishte në pushtet, votoi “Pro” raportit të hartuar nga Dick Marty, ku ngriheshin aku zat ndaj luf tëtarëve të UÇK, me të cilat sot po përballen në Hagë.